E mërkurë, 30 Prill, 2025

Zhvillohet panairi agro-ushqimor në Dibër, Spahiu: “Thirrje qeverisë për më shumë vëmendje nga dibranët”

Panairi
Është mbajtur këtë të shtunë panairi i përvitshëm i prodhimeve bujqësore në qytetin e Peshkopisë, me pjesmarrjen e fermerëve nga e gjithë Dibra. Prodhimet e ekspozuara në sheshin qëndror të qytetit ishin të shumta që nga frutat e ndryshme e deri tek bulmetrat dhe gatimet tradicionale të zonës. Fermerët dibran tashmë e kanë kthyer në traditë pasi çdo muaj tetor, ata i bashkohen panairit i mbështetur nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë. Kryetari i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama, tha se bujqësia do të ketë gjithmonë mbështetjen e pushtetit vendor:
I pranishëm në këtë panair ishte edhe deputeti i LSI për Dibrën, Përparim Spahiu i cili i kërkoi qeverisë që të rrisë më shumë vëmendjen nga bujqësia, duke parë që dibra ka nevojë për mbështetje në këtë sektor:
Ndërsa vetë Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Dibër, Novruz Jashari, tha se fermerët dibran kanë nevojë për më shumë mbështetje pasi prodhimet e tyre që nuk shiten kalben si mungesë e një dhome të madhe frigoriferike:
I pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm i bujqësisë, Flamur Laze, drejtues të pushtetit vendor, prefekturës, të qarkut dibër etj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit