E martë, 19 Gusht, 2025

Historia e dy vëllezërve Dama nga Sopoti i Bulqizës

Vellezerit Dama
Sipas vëllezërve Haxhi dhe Petrit Dama iu është pushkatuar babai nga regjimi komunist në vitin 1959 pasi ka thyer kufirin duke shkuar në Maqedoni, por këta të fundit e riatdhesuan. Sopoti është vetëm 2 km larg kufirit maqedonas, ndërkohë që sipas vëllezërve dy shtetet në atë kohë kishin një marrëveshje që të rikthenin në vendet e tyre të gjithë ata që thyenin kufirin. Pas pushkatimit të babait të tyre kjo familje u përçmua pasi quhej armike e popullit. Madje dy vëllezërit mbeten edhe beqarë pasi nuk iu jepte askush vajzën duke i parë si armiqë të popullit. Pas vdekjes së babait, ata humbën edhe nënën, dy motrat e një vëlla. Ndërkaq edhe pse ndryshoi regjimi nga komunist në demokraci, jeta e këtyre dy vëllezërve nuk ndryshoi. Ata vazhdojnë të jetojnë prej më shumë se 10 vitesh në një tunel, sëbashku me bagëtinë. Ndonëse të përndjekurit e tjerë kanë marrë pesë këste dhe presin të gjashtin, këta dy vëllezër nuk kanë marrë ende as të parin. Këtyre dy vëllezërve iu takon të marrin dëmshpërblimin si sih të përndjekur politik, por ata nuk kanë patur as mundësi ekonomike që të plotësonin dokumentacionin.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit