Të shohim qen nëpër rrugët e qyteteve tashmë prej vitesh nuk është një çudi. Ata pothuajse kanë pushtuar çdo rrugë, duke qenë krejtësisht të lirshëm. Por situata është krejt ndryshe në qytetin e Bulqizës, qentë e këtij qyteti bredhin sipas qejfit neper rruge, pasi tashmë e kanë një udhëheqës. Një banore i cili mbledh kanaçe nëpër kazanët e mbeturinave siduket është bërë udhëheqës për një numër të madh qensh të cilët i ushqen dhe e ndjekin pas Por jo vetëm kaq, qentë që levizin lirshëm, jo vetëm që paraqesin rrezik për njerëzit, por edhe për bagëtinë, pas u vërsulen të gjithë njëherësh Qytetarët e Bulqizës ngrenë shqetësimin e tyre në lidhje me praninë e qenëve të rrugës. Qëndrimi i tyre lirshëm, ka bërë që qytetarët të ndjehen të rrezikuar, ndaj dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjehershme te bashkisë Qeveria ka kërkuar trajtim të veçantë nga ana e bashkive për qentë e rrugës, por siç duket kjo ka rënë në vesh të shurdhër pasi çdo qytet është i pushtuar nga qent.