Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar Bashkia Peshkopi i eshte pergjigjur pozitivisht ftesës për një aplikim të përbashkët ndermjet dy njësive fqinje dhe konkretisht atë të komunës Mavrorë dhe Rostush për një projekt për mbrojtjen e mjedisit .
Edhe pse kjo komunë ka një popullësi të vogël në krahasim me bashkinë Dibër , në zonën e pollogut është komuna që ka territor më të madh dhe ajo që e bën të veçantë këtë projekt janë parqet natyrore nga më të bukurat të rajonit siç është parku kombëtar i Mavrovës në Maqedoni dhe ai i Lurës në Shqipqri si dhe zona të ngjashme me vlera kombetare e më shumë sesa kombëtare .
Palët në takim treguan gadishmërinë e tyre për një bashkëpunim afatëgjatë
Në vijim specialistët e dy njësive respektive diskutuan për pjesën teknike si dhe aktivitetet e përbashkëta që është menduar të përfshihen në këtë projekt të përbashkët ndërkufitar.