E martë, 19 Gusht, 2025

Flet sekretarja e prefektit të Qarkut Dibër për situatën

Prefektura
Për situatën e reshjeve të dy ditëve të fundit në qarkun e Dibrës, ka folur sekretarja e prefektit Donika Hysenaj. Sipas saj, gjendja është e vështirë në të katër bashkitë e këtij qarku, ndonëse në terren janë të gjithë shtabet e emergjencave civile. Probleme më të mëdha janë shënuar në Bashkinë e Matit, ku ka mijëra banorë të izoluar si pasojë e shembjes së rrugëve dhe rrëmbimit të urave:
Sa i përket Bashkisë Dibër problem është përroi i llixhave që ka dalë nga shtrati dhe që rrezikon disa banesa. Bashkia ka dërguar mjetet për të bërë devijimin e rrejdhës së ujit. Sa i përket bashkisë Bulqizë, dëmet janë vetëm në toka bujqësore pasi ujërat kanë vërshuar përmes tokave të fermerëve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit