Fshati Stojan, ne njesine administrative Ulez, vetem 1 km larg rruges nacionale, pa ure prej vitesh dhe banoret e ketushem u duhet te ecin ne kemb, si dhe te kalojne lumin kembe zbathur. Me nderhyrjen e Bashkise dhe me fondin e saj kane filluar punimet per ndertimin e ures se fshatit Stojan, per lidhjen e tij me rrugen nacionale.
Sipas nen kryetarit te Bashkise Mat, Rustem Nuzi, kjo ure po ndertohet me buxhetin e Bashkise Mat, si dhe ura do te perfundoje brenda muajit dhjetor. Pas ndertimit te ures do te vijojme edhe me shtrimin e rruges, qe rruga te shkoje ne cdo shtepi te fshatit Stojan. Theksojme qe fshati Stojan ka qene nje nder fshatrat e izoluar prej vitesh