E martë, 19 Gusht, 2025

“Ura e Vdekjes”, asnjë masë deri tani

Ura e Zerqanit
Edhe pse kanë kaluar afro dy javë nga aksidenti tragjik ku humbën jetën dy persona në urën e Zerqanit në Bulqizë, ajo vazhdon të jetë e njëjtë. Edhe pas aksidentit autoritetet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për rregullimin e saj për të shmangur kështu aksidente të tjera të mundshme. Gjatë vëzhgimit të bërë sot me kameran tonë, konstatuam se situata mbetet e njëjtë, e i vetmi ndryshim është një buqetë me lule për viktimat e 18 Nëntorit. Banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve thonë se më mirë të bllokohet e gjithë ura se sa të ketë pasoja të tjera në humbje jete njerëzish. Kjo urë është e vetmja rrugë të cilën do ta opërdorin nxënësit e shkollave si dhe vetë banorët për çfardo nevoje që kanë:
Bulqiza njihet për temperatura të ulëta dhe sa herë ka lagështi, aty kthehet në akull dhe burim aksidentesh.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit