Një takim qe ka organizuar Ministria e Mjedisit me banorë t e Bashkisë Klos ne lidhje me kundërshtimin e banorëve për ndërtimin e HEC-ve në zonën e Klosit,është kthyer nga dëgjesë në protestë,ku banorët nuk kane lejuar qe te zhvillohet degjesa me perfaqesuesit e ministrise se mjedisit dhe firmës ndërtuese .Dëgjesa kishte si qëllim prezantimin e projektit te ndërtimit të HECE-ve.Kështu per rreth nje ore protestuesit e organizuar me banderola në duar kanë dale në rrugën nacionale duke e bllokuar atë per rreth nje ore. banorët kundërshtojnë ndërtimin e dy HECE-ve, pasi sipas tyre një gjë e tille do conte ne devijimin e ujit per vaditjen e tokave bujqësore,gje e cila do ndikonte ne tharjen e krejt lugines se Matit prej 1200 hektare.Ndërkohe ne mbeshtetje te protestes se banoreve ka dale edhe kryebashkiuaku i Klosit Basir Çupa, i cili shprehet se do ti mbështes banorët,pasi projekti që firma ka ofruar për ndërtimin e HECE-ve nuk i shërben aspak ketij komuniteti.BanorËt kercenuan se do te vijojne oprotestat e tyre deri ne anullimit te ndertimit te heceve.