E martë, 19 Gusht, 2025

Bulqizë, koncert I madh festiv, me rastin e festive të fundvitit.

Viti i ri
Si për cdo vit, në kuadër të festave të fundvitit, nen kujdesin e bashkise, Qendra Kulturore Bulqize dhe qendra kulturore e Fëmijëve, kanë organizuar një concert festiv, në sallën e kinemasë të pallatit të Kulturës. Morën pjesë banorë, nxënës e mësues të shkollave, drejtues e punonjës të institucioneve vendore. Ndodhej edhe kryebashkiaku Melaim Damzi, I cili mbajti në fillim të koncertit edhe një fjalë përshëndetëse për nxënësit dhe mësuesit e shkollave që festat e fundvitit t’I gjejnë me rezultate sa më të larta në punën e tyre mësimore, si dhe uroi të gjithë banorët e komunitetit për shëndet e begati në familjet e tyre.
Koncerti festiv I përgatitur me mjaft përkushtim e profesionalizëm nga udhëheqësi artistic Leonard Lala, drejtore Viola Gjikola, muzika Kujtim Shehu, I mbajti të mbërthyer për rreth 2 orë shikuesit duke ju dhuruar kënaqësi e relaks me këngët, vallet, grimcat humoristike, numrat akrobatik, etj, të kombinuara e të ndërthurura me mjaft mirë nga drejtuesit e këtij koncerti.
Ajo që I dha vlera të vecanta këtij koncerti festiv ishte edhe pjesmarrja gjithpërfshirëse ndër breza e këngëtarëve, ku spikati e mirnjohura Jeta Mazari, këngët e të cilës evoluuan artistët amator të qytetit të Bulqizës ndër vite, ndaj dhe u ndoqën me mjaft interes nga pjesmarrësit.
Ndërkohë po në kuadër të festave të Fundvitit, bashkia Bulqizë, ka shpërndarë pako me dhurata për fëmijët invalidë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit