Fëmijë që përveç çantave të stërmbushura me libra duhet të mbajnë edhe qeset me dru. Kj gjë ndodh rëndomtë në shkollat e Dibrës , pasi prindërit kujdesen dhe jua thajnë drutë që duhet të marrin të nsërmen fëmijët në shkollë. Mungesa e druve është kthyer në një fenomen në Dibër , pasi Bashkitë nuk tenderojnë në kohë furnizimin me lëndë drusore për shkollat dhe kopështet. Pamjet tregojnë vetë se si fëmijët edhe me rrugë me borë dhe me temperatura nën-15 gradë duhet të çojnë drutë vetë. E njëjta situatë është edhe në shkollat e fshatrave , ku në bodrume nuk gjendet asnkë shkop dru. Të gjendur para kësaj situate DAR është detyruar të zvillojë orët me shkurtime.