E shtunë, 17 Maj, 2025

Qyteti i ri me ujë të ndotur

Lagje e re
Ndoënse është bërë disa herë problem mediatik, ndotja e ujit të pijshëm në qytetin e ri të Bulqizës vazhdon të jetë një problem shqetësues për qytetarët e kësaj lagjeje. Siç duket edhe nga pamjet filmike, tubacionet e ujit të pijshëm dhe atyre të ujërave të zeza janë të dëmtuara pothuajse në çdo pallat, duke bërë që të bashkohen njëri me tjetrin. Qytetarët janë të rezervuar në deklaratat publike. Edhe pse konsumojnë ujë të ndotur ata kanë zgjedhur të heshtin
Në lidhje me ndotjen e ujit të pijshëm në qytetin e ri të Bulqizës drejtuesi teknik i ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve Fisnik Hyseni, thotë se është në dijeni të problemit. Ai pranon se ka ndotje në këtë zonë, por që ndërmarrja është e pafuqishme të ndërhyjë me fondet e veta pasi nuk ka fonde të mjaftueshme për ta bërë një gjë të tillë. Sipas Hysenit, vlera e projektit është e konsiderueshme vlerë e cila mund të financohet ose nga bashkia ose nga donator të tjerë. Vetë ndërmarrja sipas drejtuesit teknik Fisnik Hyseni është në gjendje vetëm të mirëmbajë rrjetin, por jo të investojë në të

Artikuj te ngjashem

Me te fundit