Fondacioni “Fryma e shpresës” është ndalur në qytetin e Bulqizës për tju ardhur në ndihmë disa familjeve në nevojë. Familjet të cilat janë identifikuar nga Bashkia Bulqizë, janë ndihmuar nga fondacioni në fjalë për ushqimore. Drejtuesi i fondacionit “Fryma e Shpresës” Edmirald Krosi, i shoqëruar nga stafi i tij, tha se meritë e ndihmesës së këtyre familjeve janë të gjithë qytetarët që kanë kontribuar, pa të cilët nuk mund të bëhej asgjë. Krosi shtoi se fondacioni do të vijojë të ndihmojë me sa të ketë mundësi, familjet të cilat vërtetë kanë nevojë dhe se gjenden në kushte të vështira ekonomike:
E pranishme në këtë donacion ishte edhe përfaqësuesja e Bashkisë Bulqizë, Flogerta Koçi tha se bashkia i ka të identifikuara të gjitha familjet në nevojë, ndaj dhe fondacionit i janë sygjeruar ato që kën me të vërtetë nevojë emergjente të ndihmohen:
Ndërkaq, familjari Nexhmi Shira, falenderoi të gjtihë ata që kanë kontribuar për ta ndihmuar atë dhe familjen e tij:
Edhe familjeve të tjera iu shpërndanë pako me ushqimore.