E premte, 16 Maj, 2025

Dega e PD-se Bulqizë, takim me strukturat, për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Takimi Ostren
Pas prezantimit të kandidatëve për deputet të PD-së në qarkun e Dibrës, nga ana e Kryetarit të kësaj partie, zotit Lulzim Basha, Dega e PD-së Bulqizë, ka ndezur motorët e fushatës, duke organizuar takime me strukturat, në Njësitë Administrative të bashkisë, në hapje të fushatës elektorale. Kështu një takim i tillë është zhvilluar në Ostren, ku kandidati për deputet i PD, Edmond Isaku, I shoqëruar nga kryetari I degës së PD, Defrim Fiku, janë takuar me Kryetarët dhe sekretarët e grup-seksionit dhe seksioneve përkatëse të kësaj njësie. Takimi ishte i ngrohtë dhe është zhvilluar në formën e një bashkbisedimi, në shërbim të maksimalizimit të votave për numrin.6 në fletën e votimit, për PD-në dhe kandidatin Edmond Isaku. Kryetari I degës së PD-së Defrim Fiku, në fjalën e tij, pasi përshëndeti të pranishmit, prezantoi kandidatin, ku garantoi fitoren e tij, pasi Edmond Isaku, është një kandidaturë mjaft e gjetur dhe e pranueshme jo vetëm nga e djathta, por edhe nga e majta.Në fjalën e tij përshëndetëse kandidati për deputet i PD-së, Edmond Isaku, pasi shpalosi në vija të përgjithshme programin electoral të PD-së, I cili në qendër të tij do të ketë familjen, arsimimin e fëmijëve dhe rritjen e mirqenies së banorëve për ti nxjerrë ata nga varfëria ku janë zhytur, pasi pa familje të shëndoshë ekonomikisht nuk mund të këtë shtet të fortë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit