Dhjetra fermer të fshatit Klos-Katund në Bashkinë e Klosit kanë dalë sërisht në protestë për mos dëmshpërblimin si pasojë e dëmtimit të gjedhëve nga sëmundja Dermatoza Nodulare. Banorët kanë protestuar duke bllokuar rrugën Bulqizë – Klos, në shenjë proteste. Sipas banorëve, Mati i cili është dëmtuar më shumë nga kjo sëmundje, nuk është kompensuar me asnjë krerë gjedhë.
Ndërkaq, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Dibër, Novruz Jashari, duke e quajtur të drejtë protestën e fermerëve, tha se tashmë kontrata është lidhur me fituesin e tenderit që do të sjellë lopët nga hollanda dhe brenda dhjetë ditëve nis shpërndarja:
Këtë shqetësim e ka ngritur pranë qeverisë dhe komisionit të ekonomisë, herë pas here edhe deputetja e Qarkut Dibër Dhurata Çupi e cila sipas saj, qeveria ka mashtruar me afatet e kompensimit të fermerëve