Kandidatet per deputet te Partis Demokratike te qarkut Diber, vijojnë furishëm turin electoral për zgjedhjet e 25 qershorit, ku shpalosin përpara banorëve programin elektoral të PD-së për këto zgjedhje. Kështu kandidatët të fokusuar në Bulqizë, Edmond Isaku, Halil Jakimi dhe Afrim Pocesti, kanë realizuar një seri takimesh në fshatrat, Stushaj, Mazhicë, Gjuras dhe Kovashicë, në Njësinë Administrative Shupenzë. Në këto takime ata shoqëroheshin edhe nga kryetari I Degës së PD, Defrim Fiku, I cili në fjalën e tij falenderoi banorët për pjesmarrjen dhe shprehu besimin se vota e tyre më 25 qershor do të jetë për PD Kandidati Edmond Isaku shpalosi para banorëve të këtyre fshatrave nëvija të përgjithshme programin ekonomik të PD-së për nxjerrjen e vendit nga varfëria nëpërmjet hapjes së vendeve të punës, ulje të taksave nëpërmjet vendosjes së taksës së sheshtë 9% dhe uljen e tvsh nga 20 në 15%, investime në shkolla e kopshte për fëmijët, shërbim shëndetësor, 3 fishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, subvencionim për fermerët si dhe ulje të cmimit të naftës me rreth 250 lekë, duke e cuar cmimin e saj në rreth 1400 lekë nga 1600-1700 lekë që varion aktualisht, si dhe rritje të pensionit minimal në 250 mijë lekë nga 140 mijë që është aktualisht etj. Ndërkohë përshëndetën në këto takime edhe dy kandidatët e tjerë për deputetë, Halil Jakimi dhe Afrim Pocesta, djem të kësaj zone, që në fjalën e tyre thanë se ndjehen të vlerësuar nga PD, ndaj dhe bashkfshatarët e tyre do t’I vlerësojnë ata duke votuar për ta.Me pas shume banore te ketyre fshatrave moren fjalen dhe shprehen solidaritet me kandidatet dhe duke u kerkuar atyre qe te nderhyjne ne nevojat qe kanë fshatrat, premtuan se votat e tyre do te jene per nr.6 partine demokratike, me kushtin që premtimet e dhëna të mbahen.