E hënë, 5 Maj, 2025

Bulqizë, Partia LSI, takime me minatorët.

LSILSI në kuadër të fushatës elktorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, ka organizuar një takim me minatorët. Takimi u zhvillua në Lagjen e Re të qytetit në një nga ambientet e një lokali privat. Dy kandidatët për deputet të kësaj force politike që përfaqësojnë Bulqizën, Përparim Spahiu dhe Nedion Muca, u shoqëruan në këto takime nga kryetari I Degës së LSI Bulqizë, Blendi Gurra, I cili hapi këtë takim dhe ftoi të pranishmit që të votojnë LSI.
Pasi përshëndeti të pranishmit, kandidati Përparim Spahiu, shpalosi programin ekonomik për nxjerrjen e vendit nga varfëria. Duke ju drejtuar minatorëve Spahiu e vuri theksin tek statusi I minatorit, ku premtoi se LSI me mbështetjen tuaj do bëjë të mundur për ju dhënien e statusit të minatorit
Më tej në fjalën e tij, ai tha se Fondi I Zhvillimit Rajoneve, duhet të ndryshojë emrin në Fondi I Rajoneve të Zhvilluara, pasi ka dhënë investime jo në zonat e pazhvilluara për të cilin edhe është ngritur, por në zonat e zhvilluara. Gjithashtu ai foli edhe për “Rrugën e Arbërit”, që është dhe mbetet një nga përparësitë e premtimeve për Dibrën dhe dibranët.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit