Kandidatet per deputet te Partis Demokratike te qarkut Diber, Edmond Isaku, ka vijuar turin electoral për zgjedhjet e 25 qershorit, në Qytetin e Bulqizës, ku ka marrë takim me banorë të Lagjes së Re dhe Lagjes Gjeologu. Në këto takime ai shoqërohej nga kryetari I Degës së PD, Defrim Fiku, I cili në fjalën e tij falenderoi banorët për pjesmarrjen dhe shprehu besimin se vota e tyre më 25 qershor do të jetë për PD Kandidati Edmond Isaku, shpalosi para banorëve të këtyre fshatrave në vija të përgjithshme programin ekonomik të PD-së për nxjerrjen e vendit nga varfëria nëpërmjet hapjes së vendeve të punës, ulje të taksave nëpërmjet vendosjes së taksës së sheshtë 9% ,uljen e tvsh nga 20 në 15%, investime në shkolla e kopshte për fëmijët, shërbim shëndetësor, 3 fishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, subvencionim për fermerët si dhe ulje të cmimit të naftës. Gjithashtu ai premtoi dhënien e statusit për minatorët, ndërtimin e Rrugës së Arbërit dhe hapjen qoftë edhe privatisht të një biznesi fason për punësimin e grave