E hënë, 5 Maj, 2025

Kandidatët demokratë, takim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD, në Bulqizë.

Festa Rinia
Kandidatët e PD-së në Qarkun e Dibrës, Edmond Isaku, Halil Jakimi, Afrim Pocesta kanë organizuar një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD, në qytetin e Bulqizës. Në këtë takim, I cili u zhvillua tek Këndi I LOjrave të qytetit, kandidatët për deputet u shoqëruan edhe nga kryetari I Degës së PD Defrim Fiku.
Ndjehem tejet I emocionuar dhe mjaft I gëzuar, kur ndodhem përpara jush, pasi energjia juaj pozitive është dhe do mbetet frymëzim për mua, tha në fjalën e tij kandidati Edmond Isaku.. Si jeni ju është e ardhmja e vendit nesër. Me votën tuaj premtoj se do jem avokati mbrojtës I juaji në Parlamentin shqiptar. Me ju jo vetëm që fitohet vota, por edhe lufta po deshët. Më 25 qershor ju me votën tuaj ti thoni ndal kësaj qeveria pasi për ju ka menduar vetëm largimin nga Shqipëria
Përshëndetën takimin edhe kandidatët për deputet të Forumit Rinor, Halil Jakimi, Afrim Pocesta
Ndërkohë të rinjtë kaluan caste të gëzuara festive, me urimin gëzuar fitoren më 25 qershor

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit