Kandidatët e LSI- për deputet në qarkun e Dibrës, të fokusuar në Bulqizë, Përparim Spahiu dhe Nedion Muca, kanë vijuar turin electoral për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në fshatin Gjoricë, qendër e kësaj njësie administrative, ku janë takuar me banorë të këtij fshati. Në këtë takim kandidatët u shoqëruan nga kryebashkiaku I Bulqizës, Melaim Damzi, I cili në fjalën e tij, ka denoncuar administratën e kësaj njësie administrative, pasi sipas tij ata u kanë bërë presion banorëve me ndërprerjen e ndihmës ekonomike nëse nuk votojnë PS. Ndërkohë kryebashkiaku deklaroi se që sot kjo pjesë e administratës që ka bërë këtë veprim, nuk do të jenë më bashkëpunëtorët e mi Në fjalën e tij para banorëve, Përparim Spahiu, e vuri theksin tek zhvillimi I bujqësisë, duke hapur e vënë në funksion kanalet vaditëse. Ndërkohë ai u kërkoi banorëve që të mos mashtrohen për të dytën herë nga premtet e Edi Ramës, për ndërtimin e Rrugës së Arbërit