Në kuadër të fushatës elektorale ndalesa e radhës për Partinë socialiste në Bulqizë, dhe kandidatin e saj per deputet ne zgjedhjet e 25 qershorit Myfit Durici, ka qenë takimi me banorët e Fushë-Bulqizës. Pas hapjes se takimit qe beri kryetari I PS dega Bulqize Lefter alla I cili kerkoj voten e banoreve te kesaj zone per Partine socialiste ne zgjedhjet e 25 qershorit e mori fjalen kandidati per deputet I kesaj force politike Myfit Durici I cili ne fjalen e tij tha se kerkojme mbeshtetjen tuaj pasi me shume se cdo rreth tjeter rrethi jone e ka vuajtur shume qeverisjen ne koalicion me partite e vogla ne institucionin e bashkise Bulqize, ku ndarja e pushtetit per vitet qe kaluam ishte fatale per rrethin e Bulqizes pasi ne te gjitha institucionet vendore jane vendosur ne pune njerez te afert me ta. Ndërkohë ai akuzoi edhe drejtuesit e bashkisë, pasi sipas tij, banorët e Bulqizës nuk kanë marrë asnjë shërbim prej saj, dhe kjo më ka motivuar për të kandiduar, që të mbështes popullin tim të Bulqizës.