E premte, 16 Maj, 2025

DHURIM GJAKU, KISHA SUÇ

Dhurimi i gjakut Suc
Kisha Katolike Suç në bashkëpunim me Shoqatën e dhuruesve vullnetarë të gjakut dhe Qendrën Kombetare e Transfuzionit të Gjakut organizuan të martën paradite veprimtarinë humane të dhurimit vullnetar të gjakut. Me moton: Ndihmoni ata që kanë nevojë për gjak – ndihmoni dhe veten, pranë Kishës katolike Suç u kryen plot 11 dhurime vullnetare të gjakut. Ajo që ra në sy ishte se ata që iu përgjigjën thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut ishin te gjithe te rinj.Mjekja pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Mirela Spahiu u shpreh e kënaqur që thirrja për dhurim vullnetar gjaku iu mbështetet nga kasha katolike Suç ku pranë saj erdhën të dhuronin gjak plotë 11 të rinj.Ndërsa vullnetarët që dhuruan gjak thanë se po e bëjnë këtë akt human për të shpëtuar sadopak jetë njerëzish që kanë nevojë për këtë leng të jetës.Edhe koordinatori i Kishës Katolike të Suçit Gentjan Gjinaj tha se qëllimi i kësaj iniciative ishtesigurimin e gjakut dhe produkteve të tij për të plotësuar në mënyrën më optimale kërkesat për transfuzione që nevojiten për, trajtimin e personave të aksidentuar, pacientëve që vuajnë nga anemia e rende dhe kronike, pacientëve me kancer, pacientëve që do t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, grave që kanë hemoragji të madhe gjatë lindjes. Si dhe nga ana tjetër çdo dhurues gjaku përfiton falas këto testime; Gjak komplet, Transaminazat ALT, Konfirmimin e grupit të gjakut dhe Rh, Testim për Hepatit B, C, HIV, Sifiliz dhe Citomegalovirus (CMV),si dhe disa ekzaminime shtesë si: Glicemia, Kreatinemia, Proteinemia, Kolesterolemia,Trigliceridemia, Feritinemia, etj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit