Dy vellezerit Haxhi dhe Petrit Dama nga fshati Sopot njesia Atministrative Zerqan te Bashkise Bulqize prej mese 6 muaj jetojne ne çader .Qe prej vitit 2006 pas djegies se shtetpise,vellezerit Dama fillimisht u strehuan ne nje nga tunelet e ish rrepartit ushtarak ne fshatin Sopot.Edhe pse ne kushte te veshtira dy vellezerit Dama qe prej asaj kohe dhe deri ne ditet e soteme askush nuk eshte kujdesur per ta..Sot tashme ata jetojne ne çader ne kushte mjaft te veshtira. Ku jetasa e tyre eshte shume e mundimeshme dhe se shpresat duket se kane humbur per ta. Haxhi Dama njeri nga vellezerit tregon se jeta eshte mjafte e veshtire dhe se per ne “Jeta eshte e zhdukur”,ku ne kemi kaluar nje kalvare mundimesh.Nderkohe qe po ofron edhe dimri thote ai ne jemi te pamundur ti perballojme jeteses,dhe sot ai kerkon ndihme per tu strehuar sidomos tek instancat shteterore. Nderkohe vellaii tij Petrit Dama shprehet se per shkak te jeteses se veshtire kam patur edhe probleme shendetesore .ku dhe ben apel per ndihme. Defrim Hyka banor i ketij fshati shprehet,se keta dy vellezer prej vitesh nuk jane ndihmuar dhe se shteti duhet te vere dore tek keta dy vellezer pasi sitauta e veshtire e ketyre vellezerve sa vjen e po behet me keq,do jete shume vone thote ai nese keta dy vellezer nje dite do te gjender te vdekur per shkak te ketyre kushteve.