E premte, 16 Maj, 2025

Bulqizë, ujërat e zeza bashkohen me të bardhat, disa qytetar përfundojnë në spital

Ujesjellesi
Amortizimi i madh i rrjetit të ujësjellësit të Bulqizës ka bërë që ujërat e zeza të bashkohen me ujin e pijshëm e për pasojë me dhjetra qytetar të përfundojnë në spital. Problemi i tillë është shkaktuar në qytetin e Ri ku në një gjatësi të konsiderueshme rrjeti është i dëmtuar. Për shkak se ujësjellësi është ndërtuar rreth 30 vite më parë e në të nuk ka patur asnjëherë ndërhyrje. Pas problemeve të shfaqura, ujësjellës-kanalizime Bulqizë kanë nisur ndërhyrjen për riparimin e defektit në fjalë. Drejtori i Ujësjellësit, Nedion Muça tha se situata e krijuar është vërtetë shqetësuese dhe se ndërhyrja për riparimin e defektit ka qenë e menjëhershme Nga ana tjetër, Muça tha se ndërmarrja është e pafuqishme ekonomikisht për të bërë një investim të ri që mund të zgjidhte përfundimisht problemin në fjalë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit