E enjte, 15 Maj, 2025

Strikçan, prej 6 vjeç Invalide, I ndërpritet KEMP-i .

Familja Boca
Esmeralda Boça, nga fshati Strikçan, I njësisë administrative Zerqan, të bashkisë Bulqizë, invalide që prej moshës 6-vjeçare, I është ndërprerë pagesa e KEMP-it, që nga viti 2014. , E ëma e vajzes 68 vjeçarja Bukurie Boça, Flet për TVBulqiza ku sipas të cilës një gjë e tillë ka ardhur padrejtësisht, pasi vajza e meriton marrjen e KEMP=it, por unë si familje nuk mund të paguaj mjekët për të marrë atë
Esmeralda Boça, 31 vjeçe, siç dhe tregon e ëma, është diagnostikuar me sëmundjen e Lukstacion bilateral, I pakurueshëm që në moshën 6 vjecare, por në vitin 2014, ja ndërprenë pagesen e invaliditetit krejt padrejtësisht . Nuk du haram, thote nena e saj por nëse I takon, ta marrë
Jetojmë në kushte të vështira ekonomike, vijon të tregojë e ëma Bukuria, pasi jemi 4 persona në familje që aktualisht jetojmë me një ndihmë ekonomike prej 5 mijë lekësh dhe një pension I imi prej 5.5 mijë lekësh, gjithsej 10.5 mijë lekë të rinj.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit