E enjte, 14 Gusht, 2025

Tmerr në kopshtin numër 2 në Bulqizën e Re

Cerdhja Bulqize
Ndonëse institucionet arsimore më delicate janë kopshtet dhe çerdhet, në zonat rurale apo qytetet jo kryesore, gjendja e tyre është vërtetë mjeruese dhe aspak e denjë për të pritur fëmijët e moshave nga 1 deri në 6 vjeç. Një situatë e ngjashme është edhe në kopshtin numër dy të qytetit të Bulqizës i cili gjendet në lagjen e re. Kopshti publik i cili mban brenda tij rreth 120 fëmijë, nuk ofron asnjë kusht për ta. Muret, e plasaritura, dërrsat e thyera, tavane të amortizuara, janë pamja me të cilën përballen të vegjëlit çdo ditë. Por si të mos mjaftonin këto, një pamje vërtetë tmerruese është ajo e kuzhinës, ku dhe përgatitet ushqimi për këta fëmijë. Kushtet në të cilat gatuhet ushqimi, janë tepër skandaloze. Drejtoresha e këtij kopshti, Shadie Hoxha, tha se veç kushteve tepër të këqia në të cilën ndodhen ambjentet e fëmijëve, ka edhe fëmijë mbi normën e lejuar, duke i mbipopulluar grupet:
Një pamje vërtetë lemeritëse kanë edhe nyjet sanitare, të cilat mund të kthehen fare lehtë në një burim infeksioni për këta fëmijë që çdo ditë të javës duhet të përballen me ta.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit