E enjte, 15 Maj, 2025

Fushë – Aliaj, prindërit protestojnë për kushtet higjenosanitare në shkollë

Fush alia
Dhejtra prindër kanë protestuar në fshatin Fushë – Aliaj në njësinë Administrative Fushë – Çidhën në Bashkinë e Dibrës, për shkak të mungesës së kushteve në shkollën 9-vjeçare ku mësojnë fëmijët e tyre. prindërit të irrituar kanë kërkuar plotësimin e kushteve për fëmijët pasi në të kundërt do të bojkotojnë mësimin. Prindërit kanë vënë theksin më shumë tek mungesa e nyjeve sanitare, pasi sipas tyre fëmijët po u sëmuren nga infeskionet e ndryshme. Por jo vetëm kaq, prindërit kanë ankesa edhe për kushtet nëpër klasa, ku mungojnë shumë element për të zhvilluar një proces mësimor komod:Ndërkaq, vetë nxënësit tregojnë se për të kryer nevojat personale, detyrohen që të përdorin natyrën dhe banesat përreth shkollës. Kjo situatë sipas nxënësve ndodhet e tillë prej vitesh e askush nuk ka ndërhyrë për rivënien në funksion normal të nyjeve sanitare të shkollës: Drejtori i kësaj shkolle, Nazmi Buci, tha se problemin në fjalë e ka bërë të ditur në të gjitha instancat përkatëse, por deri tani problemi nuk është zgjidhur Ndërkaq, fëmijët e kopshtit që ndodhet brenda kësaj shkolle, rrezikojnë jetën e tyre nga prania e karrigeve që janë vendosur njëra mbi tjetrën.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit