Prefekti i Qarkut te Dibres Nexhbedin Shehu, komunikoi per median situaten e reshjeve qe do ten a shoqerojne sipas sinoptikaneve deri me 4 dhjetor. Sipas tij ka mbledhur shtabin e emergjencave civile per te qene ne gadishmeri per situaten e cila do ten a shoqeroje per disa dit. Sipas tij, masat jane marre ne te gjithe njesite administrative te Qarkut te Dibres , per rruget nacionale, per te gjitha ato zona te cilat jane te identifikuar si zona te rrezikshme. Sipas Shehut, u eshte dhene si detyre firmave te mirembajtjes se rrugeve qe te jene te vendshme qe te mos lejojne bllokimin e tyre, i eshte kerkuar OSHE qe te jene ne gadishmeri, ne rast te avarive te energjise, gjithashtu i eshte dhene shtabeve te emergjencave civile ne rang lokal, qe te jene edhe ata ne gadishmeri per tu ardhur ne ndihme banoreve.