E enjte, 15 Maj, 2025

Proteste e shoferave te furgonave ne Peshkopi

shoferat
Shoferët e furgonëve të transportit ndër qytetas kanë bllokuar sot terminalin ku nisen autobuzët drejt Tiranës. Ato pretendojnë se janë të liçensuar dhe se liçensat e tyre janë të vlefshme deri në vitin 2021. Edhe pse paguajnë taksat , tatimet dhe sigurimin e mjeteve , Bashkia Dibër ka futur në linjë një tjetër shoqëri. Shoferët akuzojnë se kjo shoqëri është klienteliste dhe se është futur në linjë në vitin 2015-2016 , ndërsa liçensa daton në vitin 2012 dhe është lëshuar nga kryetari i Bashkisë Etem Fida. Në fakt Etem Fida është komanduar kryetar Bashkie në vitin 2015 , çka tregon se kjo liçensë është e falsifikuar. Prej një viti kjo shoqëri ka caktuar orare që përplasen me oraret e furgonëve të tjerë . Kjo shoqëri që është liçensuar nga Bashkia Dibër në mënyrë klienteliste ka lënë zbuluar dhe nuk u ofron shërbimin Dibranëve. Mungojnë linjat në oraret e pasdites , çka bën që pasagjerët të mbeten hoteleve të Tiranës ose të paguajnë bileta të kripura deri në 10 mijë lekë. Kjo shoqëri nuk ka ekzistuar , por ka mbledhur furgonë dhe në këmbim të 50 mijë lekëve në muaj u jep të drejtën e liçensës. Në fakt furgonët e kësaj shoqërie janë jashtë të gjitha kushteve dhe kritereve të kërkuara nga Ministria e Transporteve , ndërsa furgonët e lënë pa punë janë vitprodhimi pas 2010 .

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit