Megjithëse është fshati më i madh në Bashkinë e Bulqizës, Gjorica e Poshtme po përballet prej dekadash me një problem shumë të madh, mungesën e ujit të pijshëm. Në mungesë të një rrjeti të tillë, banorët janë detyruar të hapin puse pranë banesave të tyre, për të siguruar ujë të pijshëm. Por krah tyre, banorët kanë ndërtuar edhe gropat septike, duke krijuar një paradoks mes tyre. Banorët thonë se prej dekadash janë frekunetuesit më të rregullt të spitalit të Peshkopisë kryesisht për sëmundjet që ju shfaqen nga konsumimi i ujit të pijshëm i cili rezulton i ndotur. Të revoltuar me të gjithë, banorët shprehen se askush nuk e mbajti premtimin në këto 28 vite demokraci për të ndërtuar ujësjellësin me burimin e malit të Ostrenit. Madje banorët shkojnë më tej teksa thonë se mjekët e spitalit të Peshkopisë i quanin “erdhën tuberkulozët e Gjoricës”, pasi e dinin se ata shkonin të sëmurë nga konsumimi i ujit të ndotur Kryetari i Fshatit Gjoricë e Poshtme, Femi Leka, kërkon ndihmën e qeverisë për të ndërhyrë pasi askush nuk po i jep zgjidhje këtij problemi shumë të rëndë