E hënë, 5 Maj, 2025

NJE JETE MIDIS NJEREZVE (VESHTRIM RRETH LIBRIT “DHIMBJA E MADHE E SHPIRTERAVE”)

                                                                                             Libri

Eshte prej disa kohesh ne qarkullim libri I dyte I autorit Besnik Kenga ”Dhimbja e madhe e shpirterave” Autori Kenga ka botuar edhe shume shkrime ne  shtypin e shkruar lokal e kombetar. Por libri “Dhimbja e madhe e shpirterave”trajton nje tematike krejtesisht te veçante e pershtatur artistikisht ne menyre letrare qe me te vertete krijon ndenja te dhembshurise shpirterore edhe te lexuesi.Behet fjele ber birin e autorit qe ne menyre aksidentale ne moshen 16-vjeçare ka humbur jeten  ne oborrin e shtepise nga shperthimi I nje granate te nendheshme. Sikurse shprehet edhe vete autori eshte shume e veshtire qe nje baba te shkruaje per te birin qe nuk jeton me. Qe ne kopertine duket portretizimi I Leontievit ne parajse nje pamje qe ai e kishte ndertuar vete dhe e kishte bere fotografi. Por a ndjente diçka Leontievi qe kishte bere kete fotrografi me veten e tij ne parajse?

Ndoshta autori eshte nisur edhe nga kjo per te nderthurur ne liber(e ka cilesuar roman qe te nderthure jeten reale me parajsen dhe hyjnite qe qendronin prane Lenit te kjo ne saje te tipareve te veçanta te bukurise se Lenit te komunikimit  te sjellshem e te bukur me njerezit qe ka jetuar,ne shkolle dhe ne fshat te cilet edhe sot pas 7 vjetesh te ndarjes se tij nga kjo jete e kujtojne 16 vjeçarin me respekt e permallim.Ndoshta auatori me stermundim ne te shkruarit e ketij libri ka patur per qellim qe te transmetoje nder lexues jeten reale te birit te tij.Dhe ndersa lexon librin, lexuesi ka te pasqyruar jeten e Leontievit te cilen ai e donte,deshirat e tij si dhe rastin tragjik, e ketu lexuesi preket emocionalesht  ku dhe shume prej tyre kane kaluar edhe ne ngasherim.Djali I tyre Leontievi humb jeten aksidentalisht per shkak te municioneve luftarake qe kane mbjelle token e Shqiperise.Nje klithme e forte e babait per te birin qe zor e gjen neper libra.Nje klithme e forte qe prek shpirtin e kujtdo qe e lexon sesi nje baba  vajton per te birin,duke percjelle nje mesazh te forte per te gjithe ata fatnjejte qe kane humbur femijet e tyre ne nje moshe si Leontievi.Nje klithme babai qe edhe pse rrenqeth deri ne palce ndjen forcen per te treguar permes ketij rrefimi se jete vazhdon dhe se dhimbjen duhet ta kthejme ne force duke menduar,punuar dhe jetuar edhe per ate qe kemi humbur por edhe per ata qe gjallojne.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit