E hënë, 5 Maj, 2025

Histori e rrallë në Gjoricë të Sipërme, familja Xheka prej 10 vitesh pa energji elektrike, vajza 8 vjeçe bën detyrat nën dritën e filxhanit me vaj

Gjorice
Kjo është banesa e familjes së Ylber Xheka në fshatin Gjoricë e Sipërpme në Bulqizë. Ylberin jeton në të bashkë me bashkëshorten e tij dhe vajzën tetë vjeçare. Por historia e kësaj familjeje është e rrallë pasi jo vetëm që jetojnë në një dhomë e pa kushtet e nevojshme, por prej dhjetë vitesh janë edhe pa energji elektrike. Ylberi thotë se kontrata e energjisë ka qenë në emrin e vëllait pasi e gjithë godina kishte vetëm një linjë. Ndërkohë sipas tij, vëllai rezulton debitor ndaj OSHEE-së dhe nuk e ka shlyer debinë. Vetë Ylberi thotë se e ka të pamundur ekonomikisht të lidhë kontratë të re me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pasi të ardhurat e tij janë vetëm 4 mijë lekë të rinj nga ndihma ekonomike. Sipas Ylberit vajza e tij e cila është 8 vjeçe akoma nuk ka parë dritë elektrike në shtëpi, pasi ato janë shkëputur dy vite para se të lindte ajo.Të kontaktuar nga Tv Bulqiza, drejtues të degës së OSHEE-së Bulqizë, thanë se familja e Ylber Xhekës nuk ka një kontratë me OSHEE-në dhe as kërkesë për ta lidhur një të tillë

Artikuj te ngjashem

Me te fundit