Ne ambjentet e oborrit te shkolles Rifat Manjani ne Shupenze Drejtoria e shendeti publik,projekti HAP ( shendet per te gjithe) mbeshtetur nga Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për Shqipërinë,zhvilluan nje aktivitet informues per shendetin.Ne kete aktivitet moren informacione per shendetin,ushqyerjen,alkolin dhe duhanin mbi 300 banore te zones,te rinj e te reja qe u paraqiten prane cadrave te ngritura ne keto ambjente dhe te ndara sipas specifikes.Banoret moren informacion nepermjet fletpalosjeve te shperndara dhe konsultimeve direkte me personelin qe organizonte aktivitetin, mbi parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve kronike jo Infektive,duke u ardhur në ndihmë gjithë qytetareve për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e tyre dhe familjareve, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për të arritur dhe mbajtur shëndetin në përputhje me aspiratat për një shëndet pozitiv. Nepermjet mikrofonit tone drejtuesit e aktivitetit dhane edhe mesazhet e tyre per qytetaret e tjere qe nuk ishin te pranishem .