E hënë, 5 Maj, 2025

Dibër, Naim Gazidede zgjidhet kryetar i PD me 221 vota

PD Diber

   Këtë të shtunë në Dibër u zhvillua gara për kreun e ri të Partisë Demokratike në rrethin e Dibrës. Në garë ishin dy emra të njohur të PD në këtë rreth. Naim Gazidede garoi përballë Ilir Hysa. Procesi i votimit nisi në orën 10:00 ashtu siç ishte parashikuar. Në këto zgjedhje sipas parimit një anëtarë një votë, morën pjesë rreth 320 votues, ku Naim Gazidede mori 221 vota dhe Ilir Hysa 90 vota, ndërsa 9 vota dolën të pavlefshme. Mbravajtjen e zgjedhjeve në këtë rreth e ndoqi nga afër i deleguari i PD nga Tirana, Kreshnik Çollaku i cili tha se beteja e secilit tashmë është e madhe, pasi sipas tij vendi po jeton një moment shumë të vështirë  Të dielën do të mbahen zgjedhjet për kreun e demokratëve të Bulqizës mes kandidatëve Defrim Fiku e Xhelal Mera.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit