Dibra e Bulqiza njihen për kultivimin e mollëve apo vreshtarive të ndryshme, por ka edhe nga ata fermer që kanë guxuar të kultivojnë të tjera prodhime bujqësore. E tillë është edhe Hajrie Cami nga fshati Gjoricë e Sipërme në Bashkinë e Bulqizë. Ndryshe nga të tjerët familja e saj ka kultivuar rreth 2 Hektarë lakër. Por Hajria thotë se as ajo nuk sjell përfitime pasi shërbimet kanë kosto të lartë që nga punimi i tokës e deri tek plehrat kimik që përdoren gjatë kultivimit. Edhe kur lakra bëhet për treg, Hajrie Cami thotë se mungon shitja, duke bërë që fitimet të jenë minimale ose zero. E gjithë familja e saj me këtë merret pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër Hajria na thotë se gjethet e lakrës ua jep lopëve, por ashtu si çdo blektor edhe familja e saj është përballur me vështirësitë e shitjes së mishit, pasi duhet t’i dërgojnë në thertore