E diel, 4 Maj, 2025

Prefekti i Dibrës mbledh Shtabin e Emergjencave

shtabi
Drejtuesit e institucioneve kryesore dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve raportuan në lidhje me situatën , dhe masat e marra për përballimin e situatës. Situata më problematike është në hapjen e rrugëve rurale dhe lidhjen e fshatrave me rrugët kryesore apo me qytetet, ku sipas autoriteteve rezulton se ende një pjesë e madhe e fshatrave janë nën pushtetin e borës. Shkollat nuk janë hapur as ditën e sotme , pasi një pjesë e mirë  e  shkollave  nuk kanë dru zjarri për ngrohje , por edhe për shkak se nuk lëvizin furgonët që transportojnë nxënësit nga fshatrat .Prefekti u kërkon që të mobilizohen të gjithë edhe njerëzit nëpër njësitë administrative, për të ndihmuar njëri – tjetrin në raste emergjencash.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit