E diel, 4 Maj, 2025

Banoret e llixhave Peshkopi,takim me prefektin per ujin e llixhave

Takimi llixhat
Një përfaqësi e banorëve të lagjes së Llixhave ishin dje në zyrën e Prefektit ,për tu sqaruar në lidhje me dhënien me konçesion të ujit të llixhave. Banorët parashtruan kërkesat e tyre drejtuar prefektit dhe qeverisë. Ato kërkojnë shfuqizimin dhe anullimin e këtij vendimi korruptiv , pasi është në dëm të 35 hoteleve, dhe më shumë se 200 familjeve pritëse.  Siç dihet ato janë taksapagues të rregullt dhe gjithë ato investime janë bërë në funksion të llixhave. Dhënia me konçesion është në dëm të tyre. Prefekti kishte thirrur për tu informuar mbi procedurën edhe dy përfaqesuesit e Bashkisë në Këshillin e Basenit ujor Drin – Bunë , Hasan Manja  i DSHP dhe Ramazan Zili i Bashkisë. Ato justifikoheshin me votën e tyre kundër gjatë procesit të votimit. Banorët ngrejnë dyshime se si mundet që në  një këshill  me 23 anëtarë  të merren vendimet me shumicë të thjeshtë, dhe në momentin kur ishin vetëm 13 anëtarë pse dy përfaqësuesit e Dibrës që ishin kundër pse nuk u larguan që të mos plotësohej kuorumi për votim. Kjo është hija e parë e dyshimit bga ana e banorëve. Përfaqësuesi i Bashkisë në këtë këshill Ramazan Zili pranon se për rendin e ditës të mbledhjes së datës 11.12.2018 ku do votohej për dhënien e ujit të Llixhave nuk ka patur kohë ta informojë Bashkinë . Po ashtu ai pranon se bashkia është njoftuar disa herë që si institucion duhej të shkonte në këshill dhe të bënte dokumentat për ta marrë ujin e llixhave në përdorim  Përfaqësuesi shprehet se nuk është ai personi përgjegjës në Bashki që duhet të mbajë përgjegjësi për këtë problem. Edhe këtu banorët ngrejnë dyshime se Bashkia qëllimisht ka lënë hapësirë për të depërtuar dhe për të ndihmuar dhënien me konçesion.  Prefekti siguroi banorët se shqetësimet e tyre do tia përcjellë prefektit të Shkodrës në cilësinë e kryetarit të këshillit të basenit dhe kryeminitrit për tu shqyrtuar sërish mënyra se si është vepruar për dhënien me konçesion të llixhave.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit