E diel, 4 Maj, 2025

Gjorice, shkolla e rikonstruktuar, mbuluar nga mbetjet dhe pa palester funksionale.

Shkolla Gjorice
Shkolla 9/ vjeçare ” Ahmet Cami” ne Gjorice te Bulqizes,rikonstruktuar prej 4 viyesh, vijon te kete probleme me mbetjet te cilat derdhen ne oborrin e saj, si dhe me mosfunksionimin e palestres, ku nxenesit edhe pse ne temperatura te ulta,  e zhvillojne oren e mesimit te edukimit fizik ne oborrin e shkolles.  Nxenesit shprehen se hedhja e mbeturinave  ne oborrin e shkolles eshte mjaft shqetesuese per ta, pasi era e rende e tyre i shoqeron ata per gjate gjithe zhvillimit te mesimit.  Nje situate e tille, sipas nxenesve, vijon prej kohesh dhe ende nuk ka marre zgjidhje. Nderkohe mjaft problematike ne kete shkolle, vijon te mbetet edhe mosfunksionimi i palestres edhe pse ajo eshte ndertuar prej 4 vitesh.  Nxenesit shprehen se palestra eshte e pa kompletuar me bazen e duhur materiale per funksionimin e saj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit