Vendimi më i fundit i marrë nga opozita ka ngjallur interes edhe tek qytetarët e thjeshtë. Qytetarët dibran e shohin në kënde të ndryshme këtë vendim. Për disa prej tyre ky ka qenë vendimi i duhur pasi opozitës nuk i kishte mbetur mjet tjetër ndaj qeverisë aktuale. Por ka edhe nga ata qytetar që mendojnë se një vendim i tillë është në dëm të interesave të popullit dhe se deputetët që dorëzuan mandatet, kanë lënë zgjedhësit e tyre pa përfaqësi në kuvend Ndonëse një pjesë e qytetarëve reagojnë apo japin mendimin e tyre për çështjet politike, një pjesë tjetër preferon të distancohet nga dhënia publike e opinioneve të tyre.