Një ndërtesë tre katëshe në qendër të qytetit të Peshkopisë rrezikon jetën e qytetarëve çdo ditë. Ndërtesa është drejt rrënimit të plotë e askush nuk ka marrë masa për të për afro 2 dekada. qytetarët dhe banorët përreth saj e kanë ngritur disa herë këtë shqetësim në pushtetin vendor dhe organe të tjera, por deri tani problemi nuk është zgjidhur. Meleq Deshati i cili rrezikon jetën sa herë hyn e del nga banesa e tij ngjitur me ndërtesën në rrënim, thotë se për këtë problem i është drejtuar bashkisë Dibër disa herë me shkresa zyrtare, por pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë. Po ashtu, ai i ka dërguar edhe prefekturës, por ka marrë vetëm një përgjigje, që do të tentojnë ta zgjidhin problemin Ndërtesa ndodhet përballë institucioneve më të rëndësishme në Dibër, si Prefektura, Qarku etj. Po ashtu ajo pozicionohet në cep të bulevardit ku kalojnë me dhjetra qytetarë çdo ditë. Vetë ata kërkojnë që të merren masa të menjëhershme sa nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi nga shembja e saj Poshtë kësaj godine gjendet pika e vetme në Peshkopi e shtypit të shkruar ndaj dhe rreziku që iu kanoset qytetarëve është akoma edhe më i madh.