Ndërtimi i rrugës së arbrit në Bulqizë vite më parë veç të mirave që solli në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ka krijuar edhe probleme të tjera. Një lagje e tërë në lagjen e re të Bulqizës rrezikon të shembet si pasojë e lëvizjes së tokës. 15 familje në lagjen “Çupi” ju rezikohen banesat pasi toka po rrëshqet çdo ditë e më shumë. Xhaferr Imeri, banorë i kësaj lagjeje thotë se problemet për ta nisën që me ndërtimin e rrugës së arbrit. Sipas tij, hapja e trasesë së re të rrugës ka krijuar edhe problemin i cili nuk di të ndalet. Ai shpjegon se veç rrezikut që ju kanoset banesave, problem është edhe toka e cila me dhjetra hektar mbetet pa punuar Nga ana tjetër Imeri thotë se edhe pse pushteti vendor dhe specialist nga Tirana e kanë verifikuar si problem, deri tani nuk është marrë asnjë masë