E diel, 4 Maj, 2025

NDËRTESA QË RREZIKON JETËN  E QYTETARËVE Reagon Prefekti Shehu

Ndertesa peshkopi
Ndërtesa e rrënuar përballë prefekturës së Dibrës në Peshkopi është kthyer në një makth për qytetarët, jo vetëm të atyre që banojnë përreth por edhe të kalimtarëve në shëtitore. Por për këtë problem kanë reaguar edhe instancat e tjera në Dibër veç bashkisë. Prefekti Nexhbedin Shehu thotë se ka marrë vazhdimisht ankesa nga banorët aty afër. Këtë shqetësim prefekti ja ka përcjellë dy herë Bashkisë Dibër e cila sipas tij nuk ka marrë asnjë masë. Por për prefektin Shehu ajo godinë është një emergjencë pasi rrezikon seriozisht në çdo moment jetën e qytetarëve  I kontaktuar nga  Tv Bulqiza kryetari i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama tha se është në dijeni të problemit por nuk mund të ndërhyjë si institucion pasi është objekt privat. “Dikur ai ishte hotel dibra ndërsa pas viteve 90-të u privatizua dhe pronari jeton jashtë vendit”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit