Dega e Partisë Demokratike Bulqizë festoi këtë të shtunë 28-vjetorin e themelimit të saj. Demokratët e Bulqizes u mblodhën sëbashku te selia e degës së PD Bulqizë, ndërsa pjesmarrës ishin që nga themeluesit e deri tek më të rinjtë. Mori pjese ne kete festim edhe themeluesi dhe kryetari I pare I PD Bulqize Bashkim Lami,ish kryetari I PD dhe Bashkise dhe ish deputeti Roland Keta dhe te ftuar te tjere. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Partisë Demokratike Bulqizë, Defrim Fiku, I cili falenderoi të gjitha strukturat e PD në Bulqizë për punën e mirë në organizimin e kësaj dege. Mes të tjerash ai u bëri thirrje të pranishmëve dhe jo vetëm që me dt 16 mars të bëhemi pjesë e protestës që do të mbahet në Tiranë nga opozita e bashkuar. Më pas mori fjalën N/kryetari i PD dega Bulqizë, Edmond Isaku, dhe Anëtari i Kryesise PDSH, Kreshnik Çollaku. Në emër të themeluesve të degës së Partisë Demokratike Bulqizë, përshëndeten dhe ish kryetari i pare I PD në Bulqizë Bashkim Lami,ish kryetari I bashkise dhe ish deputeti,perfaqesues I PD Roland Keta, si dhe ish themelues e kontribues të tjerë të PD Bulqizë