E diel, 4 Maj, 2025

Të moshuarit e Bulqizës: “Jemi si në burg”

Te moshuarit

  Kujdesi ndaj moshës së tretë ende vijon të jetë një problem shqetësues për shoqërinë tonë. Krijimi i ambjenteve të posatshme për këtë shtresë është një nevojë e madhe në shumë qytete. Por në Bulqizë të moshuarit ndjehen si në burg. Në qendrën e krijuar për ta mungojnë të gjitha kushtet e nevojshme. Të moshuarit që frekuentojnë këtë qendrë thonë se kanë vetëm katër muret, e asgjë më shumë. Sipas tyre, në qendër mungojnë tualetet, ngrohja dhe energjia elektrike. Ata shprehen se pushteti vendor nuk i ka ndihmuar aspak për tju krijuar kushte më komode. Të moshuarit shprehen gjithashtu se nuk bëhet fjalë që të marrin shërbime si të moshuarit në qytete të tjera, me kafe apo çaj gjatë ditës. Ata fajësojnë të gjitha instancat që sipas tyre i kanë harruar në gjithë këto vite Qendra e të moshuarve në Bulqizë ndodhet në lagjen e re të saj, por siç shihet edhe nga pamjet ajo nuk ofron asnjë kusht të përshtatshëm për ta.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit