Qyteti i Peshkopisë është ndër më problematikët përsa i përket zaptimit të hapsirave publike e kryesisht të trotuareve. Shitja e produkteve të ndryshme nga tregtarët bëhet në trotuar duke vënë në rrezik jetën e këmbësorëve të cilët duhet të ecin në një rrugë me makinat. Zona më problematike është ajo në hyrje të qytetit pranë urës ku produkte nga më të ndryshme janë mbi trotuar, e njerëzit lëvizin në rrugë me mjetet. Për shkak të zaptimit të trotuarit, qytetarët rrezikojnë të biejnë nga ura apo të përplasen nga makinat. Për qytetarët e Peshkopisë i gjithë faji është i pushtetit vendor i cili nuk ka krijuar një treg të madh dhe të lirojë trotuaret. Qytetarët thotë gjithashtu se problem në Peshkopi mbetet edhe shitja e bulmetrave jashtë çdo standarti higjenosanitar. Sipas tyre, AKU Dibër duhet të marrë masa të paktën të mos rrezikojë jetën e konsumatorëve edhe në këtë mënyrë.