E shtunë, 3 Maj, 2025

Takim per Sezonin  turistik per qarkun Diber

Prefekti
Në prag të sezonit të ri turistik edhe pse qarku i Dibrës nuk ka shumë pika turistike apo destinacione të njohura, prefekti i Qarkut Nexhbedin Shehu mblodhi drejtues të institucioneve të kulturës në Qark, përfaqësues të bashkive, të Institutit të Monumenteve të Kulturës etj. Gjatë takimit të zhvilluar me ta, Shehu iu kërkoi atyre angazhim maksimal për mbarëvajtjen e këtij sezoni. Sipas Prefektit Nexhbedin Shehu viti që lam pas ka tregues më të mirë se viti 2017, ndaj dhe këtë vit do të synohet rritje progressive jo vetëm e përmirësimit të kushteve për turistët, por edhe të shërbimeve ndaj tyre  Shehu iu kërkoi edhe bashkive që të përshpejtojnë hapat edhe për projektet e fshatrave që janë përzgjedhur nga qeveria për financim në projektin “100 fshatrat turistik”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit