Mungesa e reshjeve të shirave dhe ulja e vazhdueshme e nivelit të ujit në liqenin e Ulzës, pritet të krijojë efekte negative në florën dhe faunën e zonës. Për specialistët që e njohin mirë këtë situatë, ulja e mëtejshme e nivelit të ujit jo vetëm që do të pengojë shtimin natyral të peshkut, por do të dëmtojë edhe rasatin e hedhur pak javë më parë. Kol Rica shprehet se në këtë rast duhet bërë një mirëmenaxhim i ruajtjes së nivelit të liqenit dhe kjo duhet të realizohet mes institucioneve vendore dhe firmës që ka privatizuar HEC-in.Rica shton se problemet në uljen e madhe të nivelit të ujit në këtë liqen janë shfaqur pas privatizimit. Sipas tij para viteve 90-të e deri në momentin e privatizimit, niveli i liqenit deri me datë 1 Gusht nuk zbriste më shumë se 1 metër nën kuotën maksimale