E shtunë, 3 Maj, 2025

“VETTINGU” I MINATORËVE 300 LEKË PËR TË DORËZUAR DOKUMENTAT

Miniera
Minatorët e Bulqizës të cilët prej vitesh kërkojnë miratimin e statusit të minatorit, jo vetëm që nuk e kanë marrë atë, por sidnikata të ndryshme eksperimentojnë me ta. Nisma e Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë për të bërë një vetting të pensionistëve minator si kusht për tu miratuar më pas statusi i minatorit në parlament, ka nisur të zbatohet. Megjithëse minatorët nuk janë të mirëinfomuar, sindikata e Minatorëve të Shqipërisë e drejtuar nga Fiqiri Xibri, ka hapur një zyrë në Bulqizë ku minatorët duhet të plotësojnë një formular, madje të paguajnë edhe 300 lekë të rinj, në mënyrë që ato të futen në procesin evettingut, pra të kontrollit nëse e meritojnë atë pension që marrin apo jo.Jashtë kameras, minator të Bulqizës thanë se kjo nismë është abuzim me ta dhe se duhet ndalur sa më parë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit