E shtunë, 3 Maj, 2025

Bulqize, zjarri ne pyje digjen dhjetra hektare me pyje

ZJARRET
Disa vatra te reja zjarri te fuqishem jane shfaqur prej ditesh ne pyjet e njesive administrative Zerqan,Martanesh dhe Gjorice ne rrtethin e Bulqizes. Me problem vatrat e zjarrit kane qene ne njesine Zerqan ku zjarri i ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era eshte perhapur me shpejtesi, ne gjithe shpatin e malit, duke pershkuar dhjetra hektare pyje dhedhe dushqe. Ne vendngjarje kane qene te pranishem per shuarjen e zjarrit forca te zjarrefikeses dhe ata te policise bashkiake per shuarjen e zjarrit.Zjarrfikesja e vetme qe ka ne dispozicion rrethi i Bulqizes, e ka patur te pamundur nderhyrjen per shkak te terrenit te veshtire. Sipas Drejtorit te sherbimit te emergjencave civile prane bashkise Bulqize Flamur Jella,jane te pakten 12 vatra zjarri qe kane persfshire pyjet e Bulqizes.Nderhyrja me zjarrefekese ka qene e pa mundur pasi terreni eshte mjafte i veshtir.Te vetem mundesi per shuarjen e zjarrit jane pompa krahut qe perdoren nga punonjesit.edhe pse kemi kerkuar nderhyrje nga ajri autoritetet perkatese nuk na jane pergjigjur.Nderkohe ai ben thirrje kryepleqeve te fshatrave por edhe banoreve te njoftojne sa me shpejt nese pikasin ndonje vater zjarri,por deri tani kjo nuk ka funksionuar.Nderkohe policia e Bulqizes ka nisur hetimet,sipas policise dyshohet te jete zjarrevenje e qellimshme,por nuk perjashtohet rasti dhe pakujdesia e djegies se mbeturinave por edhe ndojnje bariu te cilet kullosin bagetite ne kete territor Ndekohe policia dhe sherbimi pyjor i rrethit te Bulqizes bejne thirrje banoreve te kene kujdes qe te mos perdorin lende ndezese ne keto zona pasi nje pakujdesi e vogel e tyre mund te behet shkak per zjarrvenie.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit