Në prangat e policisë së Matit ka rënë një shtetas, i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Shtetasi E.M., 30 vjeç ka rezultuar i dehur pas kryrjes së testit të alkolit nga ana e efektivëve të policisë.
Por kjo nuk ka qenë e gjitha pasi nga kontrolli që i është ushtruar i është gjetur një mjet prerës (thikë) që e mbante me vete në kundravajtje të plotë me ligjin.
Njoftimi i Policisë.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Burrel, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur si dhe gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet e fshehur në trup një mjet prerës (thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.