E hënë, 28 Prill, 2025

Maqellarë: Dhunoj bashkëshorten dhe vajzën e mitur, në pranga 42-vjeçari.

Në prangat e policisë së postës Maqellare ka rënë shtetasi H.R, i moshës 42 vjeç. Ky shtetas është arrestuar në flagrancë duke ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Dhuna dhe presioni psikologjik ishte pjesë e përditshmërisë së kësaj familje.

Presioni psikologjik i ushtruar nga kryefamiljari nuk ka kursyer as vajzën e mitur të çiftit. E gjendur nën dhunen e vazhdueshme psikologjike e mitura ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

Vajza e mitur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Peshkopisë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Specialistët e Hetimit të Krimit të Postës së Policisë Maqellarë arrestuan në flagrancë shtetasin H.R, 42 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në periudha të ndryshme kohore ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vajzës së tij të mitur e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit